Investigimi i konceptit të ?atdheut?, si një aspekt i identitetit në diasporën post-komuniste shqiptare, përmes hulumtimit të bazuar në art është tema e doktoraturës së kritikut të artit Dashamir Vaqarri.
Për kamerën e ?Report tv? piktori Dashamir Vaqarri rrëfen se një doktoraturë e tillë jo vetëm që aplikohet për herë të parë nga një shqiptar në Universitetin e Darbit në Angli, por nuk ekziston as në vendet e tjera të Komitetit Europian dhe pjesët e tjera të Europës.
Një doktoraturë e tillë në arte të bukura nuk ekziston në vendet e Komitetit Europian, qoftë edhe në vendet e tjera të Europës. Aplikimi i parë i kësaj lloj doktorature është aplikuar në Australi në vitin 1982, në shkrimin kreativ nga Greim Harper. Më vonë Këshilli për arte edhe hulmutime në Britaninë e Madhe vendosi që të aplikojë gjithashtu në formë performance ose instalacioni, ose skulpturë ose pikturë, e ndau në dy grupe; hulumtime bazuar në praktikë edhe hulumtime bazuar në stilet e praktikës.
Dashamir Vaqarri, piktor edhe kritik arti
Për temën e trans-nacionalizmit dhe konceptin e shtëpisë është hulumtuar në literaturën teorike, por shpesh mungojnë emocionet dhe introspekti, prandaj artisti shqiptar Dashamir Vaqarri ka zgjedhur, që të hulumtojë këto aspekte në studimin e tij të doktoraturës, duke e interpretuar vizualisht ndërmjet artit. Prandaj studimi i artistit ndalet tek Anglia dhe Gjermania, dy vende në të cilat shqiptarët kanë emigruar, por edhe për shkak të eksperiencës personale që ai ka.