Një ditë pas mbledhjes së opozitës në Shkodër, për shkak të ngjarjeve të fundit kriminale në kryeqendrën e veriut, kryetari i PD, Lulzim Basha ka bërë një postim në rrjetet sociale duke u fokusuar sërish te kjo tematikë. Kreu demokrat shkruan se opozita do jetë në krah të qytetarëve edhe në qytete të tjera problematike si Elbasan, Durrës dhe Vlorë. "Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi", shkruan Basha.
"Partia Demokratike dhe opozita do vazhdojnë të jenë në krah të qytetarëve në përballje me bandat në Shkodër, Elbasan, Durrës, Vlorë apo kudo ku ato qofshin! Bashkë do çlirojmë qeverisjen dhe vendin nga krimi! PA KOMPROMIS!", shkruan Basha në Facebook.