Report Tv-Fier, 16 shkolla rrezikojnë të mbyllen, drejtoresha e DAR: Shkak emigracioni

2018-09-04 4

6 shkalla në qarkun e Fierit rrezikojnë të mbyllën për shkak të mungesës së frekuentimit të nxënësve. Shkak për këtë janë bërë kushtet ekonomike të familjeve shqitare e për këtë edhe largimi drejtë emigracionit. Ky numër sa vjen e rritet dhe për këtë arsye 2 shkolla në Roskovec dhe 14 në Fier rrezikojnë të mbyllen.

Çdo vit ka reduktim të numrit të nxënësve, dhe arsyeja është emigrimi i fëmijëve, ku kemi bashkim familjar, ku babai ka qenë emigrant dhe nëna ka qenë këtu bashkë më fëmijën. Bashkimi familjare bëjnë që të reduktohet numri i nxënësve.

Yllka Beci drejtoreshë e DAR Fier
Sipas drejtoreshës arsimore është duke u bërë një studim për të bashkuar klasat dhe për t'u rikthyer në sistemin e mëparshëm që klasat me pak nxënës të zhvillojnë mësimin në klasa kolektive.

Që në muajin Maj ministria e Arsimit ka marrë një studim të detajuar dhe ka prekur fizikisht territorin e shkollave që janë me klasa kolektive. Në bashkinë e Fierit kemi 14 shkolla të tjera, të cilat janë të përhapur anë të gjithë tërritorin e bashkisë së Fierit. Kështu që jemi ende në përfundimin e studimit të këtyre shkollave drejt mbylljes.

Yllka Beci drejtoreshë e DAR Fier
Më të rrezikuar për klasa kolektive, janë ato të fshatrave, ku edhe numri i nxënësve është më i vogël. Sistemimi i orareve mësimore pritet të miratohet nga ministria e arsimit e më pas edhe kalimi i tyre nëpër shkollat përkatese, ku do të zhvillohet mësimi kolektivisht.