Report TV - Rama shpërndan libra në një familje në Tiranë: Për tre vite, falas deri te klasa e nëntë

2018-09-04 0

Kryeministri Edi Rama ka vizituar një familje në Tiranë, ku ka shpërndarë libra falas për dy fëmijë të kësaj familje. I shoqëruar nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, Rama tha se për tre vite librat shkollorë do jenë falas deri te klasa e nëntë.

Brenda tre viteve do e plotësojmë deri te klasa e nëntë. Italia e ka deri te e pesta p.sh, por ne do e çojmë deri te klasa e nëntë libra falas për nxënësit.

Edi Rama, kryeministër
Kreu i qeverisë e vuri theksin te ndalimi i celularëve në shkolla. Kreu i qeverisë paralajmëroi masa të ashpra deri në sekuestrimin e çdo telefoni që do kapet gjatë orës së mësimit. Ndërsa me batutë tha se do ishte njeriu më i lumtur nëse djalit të tij, Zahos, do ia hiqnin celularin kur të ishte në shkollë,

Kishim edhe ne ato dyshimet tona, për zbatueshmërinë. Dhe Franca e bëri, po e bën Italia. Ne do ta bëjmë shumë të fortë dhe të ristrukturuar. Do jetë e vështirë, por do bëjmë që çdo celular që do kapet, do sekuestrohet. Në fillim do jetë e vështirë për ta zbatuar, por do jetë shumë e prerë dhe shumë e fortë. Celularët do vendosen në një vend të caktuar në fillim të mësimit dhe do merren në përfundim. Prindërit kanë hallin kryesor në këtë pikë. Në qoftë se mua shkolla do të më thoshte do ia heqim celularin Zahos, nuk është bërë akoma për shkollë, por unë do isha njeri më i kënaqur. Sepse është komplet jashtë kontrollit të vetes, jo më të mësuesit dhe tëndit kur është në shkollë. Vetëm keq ka ajo punë, s?ka asnjë të mirë, s?ka asgjë pozitive.