Tirane- Në komisionin e Ekonomisë, teksa shqyrtohej akti normativ për buxhetin e vitit 2018, kreu i këtij Komisioni Erjon Braçe shtroi disa pyetje për ministrin e Finacave, Arben Ahmetaj që shkaktuan edhe debat mes tyre. Sipas Braçes ka pasur një vonesë në lëvrimin e fondeve dhe dikush duhet të japë llogari për këtë. Braçe kërkoi të dinte se si ka mundësi që të preken fondet e disa ministrive të rëndësishme siç është ajo e Bujqësisë dhe e Transportit. Në një moment replike mes tyre Ahmetaj është dëgjuar teksa i kthehet me fjalët: Mos më ndërpre të lutem Braçe e ka ndalur vëmendjen e tij tek mirëmbajtja e rrugëve, duke i kërkuar llogari, ndërsa Ahmetaj tha se ishte i hapur të uleshin e të diskutonin në lidhje me këtë çështje. Pyetja e parë e Braçes kishte të bënte me dhëninen e koncensioneve, a janë dhënë konform ligjit. Ai po ashtu kërkoi të dinte pse kishte rritje fondi për menaxhimin e mbetjeve dhe sekorin e energjisë që ka ecuri të mirë? Braçe kërkoi të dinte pse kishte ulje fondi prej 33 milionë lekësh për stafin e vettingut? Po ashtu donte të dinte pse kishte më shumë leje ndërtimi në Tiranë se në bashkitë e tjera? Ahmetaj: Zoti Braçe a për dijeninë tuaj zoti Braçe fondi për Bujqësinë nuk është prekur fare përveç pjesës së Berzhit. Investimet e brendshme kanë ecur më shpejt sesa ato te huaja Braçe: Më intereson të marrë përgjigje për pyetjet që kam bërë Ahmetaj: 3.3 mld është paketa e solidaritetit që do i ofrohet pensionistëve në fundvit. Të gjitha të dhënat e tjera do t;i dërgoj me email Madje për të dhëna më të plota, Ahmetaj tha se do t?i dërgonte edhe një email. Braçe: Cfarë do më dërgosh me email, të dhënat e FMN? Ahmetaj: Të gjitha të dhënat do t'i dërgoj