Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Plumbat që po marrin jetë në Shkoder, i kanë shqetësuar jo pak qytetarët e këtij qyteti, që deri dje krenohej si ?Shkodra e artit dhe kulturës?. Qetësia është prishur dhe ekzekutimet pa autor, janë një këmbanë alarmi, për sa kohë që policia nuk po arrin t?i zbardh këto ngjarje.
"Trishtim i madh dhe është për tu cuditur që pas gjithë këtyre viteve nuk është stabilizuar situata", u shpreh një qytetar nga Shkodra.
"Nëse do të vihen njerëzit përpara ligjit, nëse ligji do të zbatohet, besimi rritet", tha një tjetër qytetar.
Hetimet thuhet se po vijojnë, por as policia dhe as prokuroria e kryeqendrës së veriut nuk pranojnë të japin detaje. Burimet bëjnë me dije se ajo cfarë është zbuluar deri më tani, është shumë pak për të ndihmuar në identifikime autorësh të 6 vrasjeve që tronditën në pak javë këtë qytet, e aq më pak të sjellin arrestime.
Nga ana tjetër vetë banorët e këtij qyteti një pjesë të fajit për gjithë këtë që po ndodh ja adresojnë politikës, duke kërkuar më shumë ndërgjegjësim e reagim qytetar.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shkodra-e-artit-dhe-kultures-e-shqetesuar-krimet-e-fundit