Në qarkun e Fierit këtë vit do të mbyllen 16 shkolla 9-vjeçare si pasojë e tkurrjes së numrit të nxënësve. Sipas Drejtoreshës së Drejtorisë Arsimore në Fier, Yllka Beci, çdo vit ka një reduktim të numrit të nxënësve nëpër shkolla, më së shumti në Bashkinë e Fierit dhe Roskovecit
"Arsyeja është emigrimi i fëmijëve, ku kemi bashkim familjar. Babai është emigrant dhe nëna ka qenë këtu bashkë me fëmijët, pra bashkimet familjare bëjnë që të reduktohet edhe numri i nxënësve".
Ndërsa rreth 7187 nxënës pritet të përfitojnë libra falas, sipas Becit shumica e shkolla që do të mbyllen në Bashkinë e Fierit kanë funkionuar si klasa kolektive.