Dëmshperblimi i ish te perndjekurve vetem per familjaret e pare

2018-09-04 4

Qeveria ka vendosur të ndryshojë ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë, duke e kufizuar ndarjen e kësteve vetëm në rrethin e parë të familjarëve.

Televizioni Klan ka siguruar një kopje të ligjit të miratuar nga Këshilli i Ministrave, i cili ka shkuar për miratim në Kuvend.

Ministria e Financave, si hartuese e këtyre ndryshimeve, kërkon që përfitues i dëmshpërblimit të jetë rrethi i parë i familjarëve që përbëhet nga prindërit e personit që ka statusin e të dënuarit politik, bashkëshorti, fëmijët, motrat dhe vëllezërit dhe nipi ose mbesa.

Në momentin që nuk do të gjenden këta përfitues, shuma do të kthehet sërish në buxhetin e shtetit.

Ndryshimet i japin të drejtë që të gjithë ish të dënuarit politikë të përfitojnë menjëherë dëmshpëblimin, pa pritur radhën e kësteve, nëse shuma që do të marrin është më e vogël se 1 milion lekë të reja.

Po ashtu hiqet edhe raporti 70% me 30% për përfitimin e ish të përndjekurve që janë gjallë, por prioritet do të kenë 100% personat që janë ende në jetë.

Ndryshimet u paralajmëruan në fillim të vitit nga ministri Arben Ahmetaj, i cili tha se ligji ka nevojë për një kufizim, pasi ka shumë palë që po përfitojnë padrejtësisht.

Free Traffic Exchange