Ora News - Vrasja e trefishtë në Dibër mendohet se është vepër e vajzës së madhe

2018-09-04 40

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Familja Pocesta, e ekzekutuar më 27 gusht në Dibër mendohet se është vepër e vajzës së madhe, me inicialet B.P.

ALSAT mëson nga burimet e tij se vajza 28 vjeçare ka zbritur në Shkup dy ditë përpara vrasjes së babait, nënës dhe motrës së saj 14 vjeçare.

Pavarësisht se fillimisht ajo nuk e kishte pranuar udhëtimin e saj, policia mësoi se vajza kishte ardhur në Shkup nga aeroporti, dhe menjëherë është ndalur në qendër të kryeqytetit ku ka blerë numër të ri telefoni, me të cilën ka kontaktuar një person nga Gostivari me inicialet FG, 31 vjeçar.

Të dy së bashku, janë takuar në stacionin e autobusëve në Gostivar. 31 vjeçari që ishte kontaktuar më herët nga vajza nëpërmjet një shpallje në webfaqen Pazar3.mk, si shofer dhe shoqërues i vajzës, ka siguruar një veturë me qira 60 euro, për aktivitetin e mëvonshëm të vajzës.

31 vjeçari, bashkëpunëtor në këtë ngjarje, ka përfshirë edhe dajën e tij, VK, 61 vjeçar nga Dibra, i njohur për një sërë veprash delikuente nga policia lokale, i cili ka siguruar edhe një pistoletë.

Sipas burimeve të Alsat, pistoleta është siguruar për një shumë 400 eurosh. Pas vendosjes së përkohshme në një hotel të Strugës, vajza ka udhëtuar drejt familjes në Dibër me bashkëpunëtorin e angazhuar, 31 vjeçarin nga Gostivari.

Deklaratat e saj të mëvonshme janë të mjegullta sa i përket rolit të saj në ngjarje, pasi ajo thekson se armën e ka siguruar me kërkesë të babait të saj. Ajo ka ardhur pranë familjes, ka vendosur armën nën tepi dhe është rikthyer për në Strugë.

Porosia per 700 euro

Por, në dëshmitë e mëvonshme të saj, vajza 28 vjeçare me qëndrim në Itali, ka pranuar se ajo e ka porositur vrasjen, por me qëllim vetëm ndaj babait të saj.

Vrasja ka qenë porositur për 700 euro, edhe pse sipas dëshmisë së saj, në ofertë ka qenë edhe punësimi në Itali i personit 31 vjeçar, bashkëpunëtor në vrasje. Vajza ka thënë se dorashkat dhe shaminë e kokës, e kishte hedhur në një kontenier gjatë rrugës, për të mos lënë gjurmë në armë, dhe për të mos u njohur.

Sipas analizave të para, vrasja është profesioniste, me plumb në kokë dhe qafë, dhe sipas ekspertëve, ajo nuk mund të jetë kryer realisht nga vajza.

Megjithatë, një krim i tillë, sipas praktikës kriminologe, nuk e shfajëson vajzën në rolin e porositëses, bashkëpunëtores ose edhe të kryerjes së vrasjes.

Një natë më parë, Prokuroria e Gostivarit ka caktuar masë arresti për 3 personat, vajzën 28 vjeçare, 31 vjeçarin nga Gostivari dhe dajën e tij nga Dibra, si organizatorë dhe kryerës të mundshëm të ekzekutimit të trefishtë në Dibër të familjes Pocesta, ndërkohë që ende mbetet e paqartë motive i aktit, për konflikte familjare, për çështje trashëgimore etj.

Vrasja e familjes Pocesta më 27 gusht tronditi Dibrën, për shkak të mënyrës së ekzekutimit.

Viktimat Amid, Nazmije dhe Anila Pocesta kishin ardhur për pushime në Dibër, dhe u gjetën të vrarë në oborr nga familjarët e tyre, të cilët i munguan një dasme në rrethin familjar.
...