SHKODER-Pas denoncimit të Lulzim Bashës pasditen e sotme se lagja ?Rus? pranë Dobraçit është jashtë kontrollit, forca të shumta të policisë dhe FNSH kanë rrethuar në mbrëmjen e sotme lagjen në qytetin verior.
Në këtë zonë jeton familja Bajraj që është akuzuar nga Partia Demokratike pak ditë më parë si e përfshirë në botën e krimit. Njëri prej anëtarëve të familjes është Safet Bajraj, që u bë i njohur pas historisë së përplasjeve në Belgjikë dhe akuzave nga PD, si i lidhur me një deputet të majtë.
REPORT TV sjell pamje ekskluzive nga aksioni i policisë në këtë zonë, ndërsa gazetari Ergys Kavaja raporton se po kryhen kontrolle të shumta në banesa dhe lokale për personat që janë në kërkim për ngjarjet kriminale.