Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka hedhur akuza të ashpra nga qyteti i Shkodrës, duke theksuar se krimin sundon jo vetëm në këtë qytet por edhe në qytete të tjera të vendit.
Basha tha se krimi ka kapur edhe ministrin e Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe eksponentë të tjerë të Rilindjes siç e cilësoi ai.
Kreu demokrat tha gjithashtu se prej 6 muajsh, bandat terrorizojnë qytetin e Shkodrës, duke shtuar se atje duhet të ishte sot Edi Rama për të lajmëruar arrestimin e tyre.
Në takim nuk ishte e pranishme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila përfaqësohej nga kryetari i grupit parlamentar Petrit Vasili.
Basha: Ne jemi këtu për dy arsye, e para për të dhënë një mesazh të prerë për qytetarët e Shkodrës kundër bandave dhe krimit të organizuar. Në më pak se tre muaj, janë rrëmbyer të paktën dy persona, për fatin e të cilëve dyshohet më e keqja. Ndërkohë, nga media lokale raportohet se para një jave ka ndodhur edhe rrëmbimi i dy fëmijëve të cilët janë rikthyer në familje vetëm pasi mafia ka arritur qëllimin e tyre të gjobëvënies.
Këtu duhet të ishte kryeministri i Shqipërisë për të raportuar arrestimin e kriminelëve që terrorizojnë prej 6 muajsh qytetin e Shkodrës. Edi Rama është në Tiranë me Jurges Çyrben, me Taulant Ballën, me Fatmir Xhafën dhe shumë eksponentë të tjerë të faktuar si persona të lidhur me krimin e organizuar. Kjo është arsyeja e dytë se pse opozita mblidhet këtu.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-krimi-ka-kapur-fatmir-xhafajn-kampionin-e-reformes-ne-drejtesi