Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj mori fjalën në seancën e parë parlamentare të këtij sesioni për të folur për sigurinë dhe rendin në vend.
Në fjalën e tij ai paralajmëroi se në muajt shtator dhe tetor do të goditen disa prej grupeve kriminale.
Ndërsa në lidhje me vrasjet e fundit, kryesisht në Shkodër, Xhafaj tha se janë të vendosur që t'i shkojnë deri në fund ketyre ngjarjeve të rënda. Ndërsa tha se opozita ka zgjidhur kauzën e gabuar dhe se po bën sulm agresiv të qëllimshëm.
Xhafaj: Ne jemi të vendosur t'i shkojmë deri në fund këtyre ngjarjeve dhe shpresoj që shumë shpejt do të përgjigjen para ligjit si autorët, ekzekutorët e tyre ashtu edhe nxitësit e këtyre ngjarjeve të rënda. Kjo sa i përket përgjegjësisë sonë shtetërore dhe përgjegjësisë përballë qytetarëve të Shkodrës. Sa i përket opozitës kanë zgjedhur një kauz të gabuar. Parasëgjithash do të duhej të jepnin llogari përpara qytetarëve të Shkodrës për sigurinë dhe rendin në periudhën që ata kanë drejtuar vendin.
Vrasjet me dashje në Shqipëri në mandatin e parë të PD kanë qenë rreth 230 vrasje, me një mesatare 58 vrasje në vit. Në mandatin e dytë në një mesatare prej 72 vrasje në vit. Në mandatin tonë të parë mesatarja e vrasje ka qenë 43 dhe për këtë vit deri në këtë moment që po flasim janë 24.
Kjo është arsyeja që ne jemi përfshirë në një luftë intenisve me grupet kriminale. Kemi bërë një skanim të plotë të tyre, një profil të qartë të tyre, të grupeve kriminale që nuk u krijuan as dje, as pardje por që e kanë zanafillën me vite të tera me aktivitet intensiv. Kemi goditur një pjesë të konsiderueshme të grupeve kriminale. Gjatë muajit shtator- tator në saj të provave që kemi mbledhur dhe punës intesive që kemi bërë jemi të bindur që do të goditen një pjesë e mirë e këtyre grupeve krimianel. Ne do të vijojmë me përgjegjësi luftën pa kompromis ndaj këtyre grupeve krimianale. Operacioni "Forca e Ligjit" është duke vepruar dhe do të vazhdojë të shënojë rezultate konkrete në një luftë pa kompromis me të gjitha grupet kriminale të çfarëdo qofshin dhe kudoqofshin.
Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/vrasjet-xhafaj-shume-shpejt-autoret-para-ligjit-opozita-ka-zgjedhur-kauzen-e-gabuar