Viti i ri shkollor/ Zamira Gjini në Report Tv: Sfidat që na presin këtë shtator

2018-09-03 3

Nisja e vitit të ri shkollor më 17 shtator në të gjithë vendin, vendimi i qeverisë për libra falas, ndalimi i celularëve në shkolla, por edhe pesha e çantave të nxënësve, kanë qenë temat e diskutuara në studion e Report Tv me drejtoreshën e Arsimit Parauniversitar, Zamira Gjini.

Gjini ka folur për vendimin e ri të qeverisë për shpërndarjen e librave falas, si dhe ka theksuar se janë ndërmarrë të gjitha masat për të minimizuar tekstet me gabime. Gjini ka folur për të gjitha sfidat që pritet të shoqërojnë nxënësit, prindërit por edhe ministrinë gjatë këtij viti të ri shkollor.

Pjesë nga intervista:

Sa vite do arrijnë të shtyjnë nxënësit me këto libra?

Ne në fakt kemi vendosur nga 1-4, por viti që vjen do të jetë edhe klasa e pestë. Meqë kjo klasë po punonte me kurrikulën e mëparshme, s?mund të përfshihej këtë vit. Janë tekste të ndara në 2 kategori, të matematikës dhe të shkencës, të përkthyera nga shtëpi prestigjioze si Oxford dhe Kembrixh.

Në vitet që kanë kaluar prindërit janë ankuar për tekstet me gabime?

Më përmendët gabimet në tekste, sepse kurrikula e mëparshme ka qenë më e rënduar, prandaj tekset e shkencave dhe matematikës janë të përkthyera nga këto shtëpi botuese. Interesi është që të çohet në treg libri më i mirë. Tekstet janë të standarteve evropiane. Mbase fitojnë, tekstet përzgjidhen nga mësuesit. Mësuesi është i ftuar ta shohë dhe ta rekomandojë kur raporton për tekstin që ka përdorur, dhe gabimet që ka hasur. Në fund të vitit, të gjitha sugjerimet ua japim botuesve. Vetëm pas reflektimit të gabimeve, mund të rihidhen në treg. Në këtë mënyrë teksti është më cilësor.