Ora News - Debate në konferencën e kryetarëve, ligji për teatrin shtyhet më 20 shtator

2018-09-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Dekreti i Presidentit për ligjin e Teatrit Kombëtar do të diksutohet në rendin e ditës të datës 20 Shtator. Ky vendim erdhi pas kërkesës së PS për shtyerjen me një javë kohë, gjë që u pranua nga Konferenca e Kryetarëve e mbledhur mesditën e sotme (3 shtator). Opozita paralajmëroi sërish se Ligji për Teatrin do të çoj vendin drejt destabilizimit ndërsa kërkuan që të rishkruhen ligjet e reformës në drejtësi.
Tirane- Konferenca e Kryetarëve nuk ka pranuar tërheqjen e ligjit për Tetarin Kombëtar siç e kërkoi opozita, por vendosi ta shtyjë me një javë drekretin e Presidentit Meta, i cili e konsideroi projektin antikushtetues. Pas kërkesës së kreut të komisionit të Veprimtarisë Prodhuese Eduard Shalsi, i cil është edhe komisioni përgjegjës, u vendos që dekreti të diskutohet në 20 Shtator.

Ulsi Manja: Një ndër pr/ligjet e rëndësishme që përbën dhe sensibilitet është dhe dekreti i presidentit. Meqë është depozituar gjatë kohës që kuvendi ishte shpërndarë u kërkua nga komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, që ky dekret të mos jetë në datën 13 shtator por atë të datës 20 pasi komisioni, përgjegjës ka nevojë për kohë për të hartuar relacionin përgjegjës. Këtë vendosi sot konferenca e kryetarëve."

Ndërsa Spaho kujtoi edhe njëherë paralajmërimin e Bashës.

Edmond Spaho (PD) : Urova që mazhoranca të ketë kurajon të sjellin ligjin në Kuvend, të miratojë dekretin dhe të rrëzojë ligjin. Nëse nuk e kanë këtë vullnet, të kenë parasysh që siç tha Basha, me veprimet e tyre do ta çojnë vendin në një situatë ku paqëndrueshmëria politike do të jetë tipari kryesor i raporteve mes mazhorancës dhe opozitës.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/debate-te-ashpra-ne-konferencen-e-kryetareve

Free Traffic Exchange