Librat falas/ Rama: Deri në fund të mandatit, nisma do të përfshijë edhe fëmijët e klasave të 9-a

2018-09-03 2

TIRANE-Kryeministri Edi Rama, në një bashkëbisedim me mësues në sallën e Hartave në Kryeministri, ka thënë se pas vendimit të qeverisë për libra falas, për fëmijët nga klasa e parë deri në klasë të katërt, qeveria ka për synim që ta shtrijë këtë nismë deri në klasën e nëntë. Rama tha se kjo gjë mund të realizohet deri në fund të mandatit.

Këtu është fjala për risinë më të rëndësishme që është rëndësia e librave falas për të gjithë nxënësit nga klasa e parë tek klasa e katërt. E bëjmë këtë sot, sepse deri më sot, nuk kishim mundësi. Sot është mundësia për ta bërë këtë gjë. Kemi disa hapësira të reja, për të bërë më shumë investime dhe për të bërë më shumë se më parë. Më parë, na është dashur të shlyejmë borxhe të rënda. Vitin e ardhshëm në këtë program do të përfshihet dhe klasa e pestë, dhe ambicia jonë është që në mandatin e plotë deri në klasën e nëntë të kursehen miliona e miliona euro, që i mbeten familjes në buxhetin e saj. Ne kemi bërë çfarë kemi mundur deri këtu, dhe nëse sot kemi mundësi të programojmë, 60 milionë dollarë për këtë operacion, deri më sot kemi zgjeruar numrin e fëmijëve që përfitojnë libra falas. Mos të harrojmë se në vitin 2017, ishin 108 fëmijë që u kompensuan për librat shkollorë, ndërsa këtë vit janë një numër kategorish që nuk paguajnë. Ashtu sikundër, më vjen mirë, që ne kemi sot mundësinë të mbi dyfishojmë numrin e mësuesve për fëmijët me aftësi të kufizuara. Quhen rëndom me aftësi të kufizuara, por zero mësues kishte në vitin 2013 për këta fëmijë. Ndërkohë që janë 3 mijë e 700 e ca që janë nën kujdes