Ndryshon ligji për ish të përndjekurit politikë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-03 1

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Qeveria ka miratuar disa ndryshime ligjore në ligjin për dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politikë duke përshtatur atë me një realitet të ri. Duke qenë se kompensimi i ish të burgosurve të mbetur ende gjallë po shkon drejt përfundimit, tashmë fondet e buxhetit do të fokusohen te trashëgimtarët. Drejtori i thesarit në Ministrinë e Financave sqaron se janë 200 persona ish të dënuar që jetojnë të cilët pritet të marrin këstet e fundit



Sa i përket dosjeve të trashëgimtarëve ato llogariten ne afro 13 mijë të tilla. Pjesë e ndryshimeve është edhe fakti se kush përfiton deri 1 milionë lekë dëmshpërblim, tashmë do ti marrë ato me një këst të vetëm.



Por ministria duket se është tërhequr nga varianti fillestar për të frenuar kompensimet përtej brezit të parë të të afërmve. Por në ligj është saktësuar se nëse trashëgimtarët për një afat kohor prej tre vitesh nuk interesohen për të plotësuar dosjen, atëherë e drejta e kompensimit digjet dhe paratë i kalojën buxhetit të shtetit.