http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy jave para fillimit te vitit te ri shkollor, kryeministri Edi Rama kërkon nga shkollat te jene gati për pritjen e nxënësve.
Gjate një takimi me mësues ne selinë e qeverise, Rama I kushtoi rëndësi procesit te shpërndarjes se teksteve qe këtë vit janë falas për arsimin fillor. Kryeministri u shpreh se asnjë nxënës nuk duhet te jete pa libra ditën e pare te shkollës.
Kryeministri tha se me reformën e teksteve janë hequr nga qarkullimi 600 tituj te dobët dhe me gabime.
Kryeministri pranoi rritjen e çmimeve ne tekstet e arsimit parauniversitar pasi është rritur cilësia.
Deri ne fund te mandatit qeverisës Rama premton se tekstet do te jene falas ne gjithë arsimin e detyruar.
Tekstet falas kane nisur shpërndarjen ne te gjitha shkollat 9-vjeçare, ndërsa për klasat me te larta librat shiten pranë pikave te caktuara nga çdo institucion arsimor.