Debat në parlament për shkëmbimin e territoreve mes Kosovës dhe Serbisë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-03 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë si pjesë e dialogut do të diskutohet në Kuvendin e Kosovës.



Pas kërkesës së opozitës për një séance të jashtëzakonshme përpara takimit të së premtes në Bruksel mes presidentëve Thaçi e Vuçiç, kryesia e kuvendit vendosi që parlamenti të mblidhet të martën në orën 10 për të zhvilluar debatin parlamentar. Pikë e vetme e rendit të ditës do të jetë diskutimi i nismës së presidentit Thaçi për të përfshirë "korrigjimin e kufijve" në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit.



Partitë opozitare LDK, Vetëvendosje dhe PSD synojnë miratimin e një rezolute që e ndalon presidentin të bisedojë me Serbinë për territorin.



Më herët Lëvizja ?Vetëvendosje? e akuzoi Thaçin se po e shet Kosovën vetëm për interesat e tij personale



Albin Kurti: Po e nxjerr ne shitje Kosovën për te pasur paprekshmëri vetjake, na thonë qe duhet ti japim Serbisë veriun për te marre ndonjë pjese te vogël te territorit te Kosovës, arsyeja pse do e japin veriun është se aty po kontrollon Serbia Thaçi nuk ka te drejte qe Kosovës ti pritet dora ose këmba, Kosovës i nevojitet dhe i takon veriu i saj bisedimet duhet te jene njohja e Kosovës dhe pranimi.



Sipas Albin Kurtit korrigjimi i kufijve dëmton luginën e Preshevës.