Ora News - Fruta-perimet të “papërballueshme” në Elbasan, 150 lekë 1 kg domate

2018-09-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një qytetar i Elbasanit duhet të paguajë deri në 150 lek këtë fillim jave për të blerë një kilogram domate. Çmimi gati dyfish më i lartë në krahasim me vitin e kaluar , për një pjesë të qytetarëve është i papërballueshëm. Tregtarët e vegjël akuzojnë grumbullisit se shesin shtrejtë, ndërsa specialistët e bujqësisë thonë se situata është pasojë e dëmtimit të prodhimit për shkak të motit gjatë verës.

150 lekë duhet të paguajë një qytetar i Elbasanit këtë fillim jave për një kilogram domate.

Një çmim gati dyfish më i lartë në krahasim me një vit më parë dhe i papërballueshëm siç thonë një pjesë e qytetarëve.

"150 lekë është goxha çmim i thekur në raport me pagat dhe pensionet siç jemi ne".

Në tregun e fruta-perimeve në Elbasan, të larta cilësohen edhe çmimet e produkteve të tjera që ende janë të stinës.

" Shumë shtrenjtë".

"Nuk janë dhe shumë të mira".

"Vjet kanë qenë më lirë se sivjet".

Speci dhe trangulli kushtojnë nga 100 deri në 120 lekë për kilogram.

Tregtarët fajësojnë ata të shumicës, pasi vetë thonë se fitojnë vetëm 10 lekë për kilogram.

"Me zor, ne nuk shesim fare, shumë të shtrenjta kanë qenë. Ne 10 lekë për kg marrim".

Në drejtorinë e Bujqësisë në Elbasan këtë situatë në treg e lidhin me kushtet atmosferike gjatë muajve të verës që sipas specialistes Manushaqe Kishta, dëmtoi prodhimin bujqësor.

Manushaqe Kishta: Kanë qenë kushtet natyrore. Dhe në zonat ku nuk ka pasur breshër dhe shi të rrëmbyeshëm, ka qenë dhe klima jo shumë e përshtatshme. Ka pasur edhe pak tërheqje të eksporteve. Elbasani shumicën e çon në Lushnje dhe pastaj vijon më tej eksporti.

Edhe të dhënat zyrtare të INSTAT për muajin korrik që shënon kulmin e prodhimit bujqësor konfirmoi një rritje të çmimeve të fruta-perimeve.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/fruta-perimet-te-paperballueshme-ne-elbasan-150-leke-1-kg-domate

Free Traffic Exchange