Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mbi pesëdhjetë për qind të gjobave të vendosura ndaj bizneseve, konsiderohen të padrejta prej tyre. Madje në 23 për qind të rasteve subjektet denoncojnë për akte korruptive , ku u është kërkuar dhe ryshfet. Të dhënat bëhen publike prej Ministrisë së Sipërmarrjes, ku gjithësesi vlerësohet se reformimi i institucioneve ka dhënë rezultat pozitiv.
Ministria e Sipërmarrjes ka realizuar një sondazh mbi korrupsionin dhe reformimin e Inspektoriateve, në 20 mijë bizneset që ushtrojnë aktivitetin në të gjithë vendin.
Prej tyre vetëm 587 subjekte kanë pranuar tu përgjigjen pyetjeve. Sipas raportit të bërë zyrtar, në 23 për qind të kontrolleve inspektorët janë denoncuar se kanë kërkuar ryshfet duke treguar kështu dhe një nivel korrupsioni.
Po ashtu raportohet se për këto denoncime janë kryer verifikime por rezulton se vetëm 22 për qind është zbuluar veprimi i paligjshëm.
Në 38 për qind të rasteve nuk është arritur një konkluzion. Nga ana tjetër rezulton se në më shumë se gjysmën e rasteve inspektoret janë të prirur të vendosin gjoba ose masa për pezullimin e aktivitetit dhe jo të japin zgjidhje për zhvillimin e aktivitetit konform rregullave ligjore.
Madje dhe për rastet e marra në rreth 46 për qind të tyre subjektet ankohen se nuk kanë qenë të drejta.
Po ashtu Ministria e Sipërmarrjes bën të ditur se janë evidentuar dhe probleme me kontrollet që ushtrohen .
Sipas raportit, në rreth 70 për qind të rasteve nuk bëhet njoftim për zhvillimin e inspektimeve.
Madje në 33 për qind të rasteve inspektorët nuk kanë as autorizimin për zhvillimin e kontrolleve.
Gjithësesi pozitiv shihet fakti i reformimit të inspektorateve, ku pjesa më e madhe e subjekteve e shikojnë shkrirjen e tyre me ndikim pozitiv në aktivitetin e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/gjoba-te-padrejta-dhe-ryshfet-ja-gjetjet-e-sondazhit-me-biznesit