Ora News - Veliaj apel prindërve: Mos mbingarkoni një pjesë të shkollave, e njëjta mësimdhënie

2018-09-03 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, u kërkon prindërve dhe nxënësve të mos këmbëngulin për tu regjistruar në shkolla që konsiderohen më të mira se të tjerat.

Ai tha se të gjitha shkollat në kryeqytet ofrojnë standarde mësimdhënie dhe kushte shumë të mira.

Veliaj: ?Sot portali i mësuesve po çon mësuesit më të mirë në vendet e reja që hapen. Do të thotë që mësuesit janë po aq të shkëlqyer në të gjitha shkollat. E kuptoj që disa njerëz vazhdojnë me nostalgjinë dhe reputacionin e dikurshëm, por nuk jemi në vitet ?70-?80. Shkollat që ishin të mira në atë kohë, në kohën e gjyshërve apo prindërve tanë, nuk janë detyrimisht më të mirat sot. Ndaj, këshilla ime është kjo: mos u ushqeni nga mania për t?i futur fëmijët në një klasë me 50-60 të tjerë, ndërkohë që shkolla sot kalon me 32 nxënës; ama shkollat e tjera që kanë ende vende bosh mund të akomodojnë ata që janë banorë respektivisht të Shkozës apo të Saukut?.

Veliaj bëri të ditur se shumë shpejt nis ndërtimi i 17 shkollave të reja në kryeqytet, çka jo vetëm do të ulë numrin e nxënësve në klasa, por edhe do t?i japë fund mësimit me dy turne.

Veliaj: ?Do të fillojmë me 17 shkollat e reja. Një pjesë e tyre janë gjimnaze, të cilat do ta ulin ndjeshëm trysninë, kështu që viti tjetër edhe për gjimnazet e Tiranës do të jetë fundi i gjimnazeve me dy turne".

Investimet e reja Veliaj i bëri të dituara në inspektimin e punimeve në shkollën "Ismail Qemali?.

Veliaj: ?Jam shumë i lumtur me progresin që kemi bërë për rikonstruksionin e shkollës ?Ismail Qemali?. Shkolla mban emrin e një prej personazheve më të rëndësishëm të historisë shqiptare, shpalli Pavarësinë e Shqipërisë. Kjo e jona është një përpjekje modeste për të shpallur pavarësinë nga i ftohti, lagështia, rrëmuja, zhurma, nga një shkollë e rrënuar. Por, këtë lloj pavarësie të kohëve moderne mund ta bëjmë me punë, jo me fjalë. Ndaj, i gjithë gushti ka qenë një muaj sulmi, po ashtu edhe fillimshtatori do të jetë një muaj sulmi, për t?u siguruar që kapim datën e fillimit të shkollës".

Kryebashkiaku i Tiranës theksoi se me hapjen dhe shtimin e kapaciteteve në disa shkolla të tjera, numri i nxënësve në klasa do të shkojë në 32. Kjo do të krijojë më shumë mundësi dhe rritjen e vëmendjes në mësime.
Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/article/veliaj-apel-prinderve-mos-mbingarkoni-nje-pjese-te-shkollave-e-njejta-mesimdhenie