Report TV - Erion Kristo në 'Rreze Dielli': Libri nuk hidhet si me qenë q*rra, në pluhur e në baltë

2018-09-03 0

Sipas INSTAT, mbi një milion shqiptarë nuk kanë lexuar asnjë libër vitin që shkoi.  Ky fenomen është diskutuar ditën ditën e sotme në studion e emisionit Rreze Dielli në Report Tv. Pedagogu Erion Kristo, tepër i indinjuar shprehet se librit i duhet kushtuar vëmendje e veçantë

Një popull që shet libra në rrugë, që e ul gjënë më të lartë që ka shpikur njerëzimi, librin. Libri nuk hidhet si me qenë qurra në pluhur, në rrugë e në baltë, sepse kjo tregon nivelin e shoqërisë. Ku e gjen librin? Në dhé, kaq vlen.

Erion Kristo, pedagog

Për Kriston, realiteti është shndërruar në një ambient ku leximi e ka humbur vlerën e tij.  

Pyetja magjike është pse duhet të lexoj? Çështja themelore që shtrohet sot nuk është sa lexojnë shqiptartë, nuk është si lexojnë shqiptarët. Pyetja është : O vëlla , për çfarë të lexoj unë? Kjo është pyetja magjike. Dija, dashuria për dijen ka humbur vlerën dhe peshën e saj.

Erion Kristo, pedagog

Pedagogu Erion Kristo, me ironi shprehet se libri nuk ka se ç?të duhet në ditët e sotme, është dava e madhe të lexosh një të tillë.

Për çfarë të duhet libri, libri është dava e madhe. Sa më shumë lexon , aq më shumë kupton që nuk di asgjë, kurse kur nuk lexon , i di të gjitha. Njerëzit sa më shumë nuk dinë, aq më shumë të japin mend.

Erion Kristo, pedagog