Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Debate të ashpra kanë shoqëruar mbledhjen e konferencës së Kryetarëve që i paraprin seancës së pasdites së sotme. Opozita ngriti një sër problemesh në konferencë midis të cilave edhe vrasjet e fundit në Shkodër si dhe kërcënimin ndaj gazetarëve.
Pas mbledhjes Spaho tha se opozita nuk do të lejojnë revanshin e qeverisë e cila po bashkëpunon ngushtë me krimin.
Edmond Spaho: Ngrita shqetësimin për gjendjen kriminale në vend, shtrirjen e krimit në qytetet kryesore të vendit, marrjen e pushtetit absolut në Elbasan, Shkodër, Vlorë, Durrës dhe qytete të tjera si dhe kriminalizimin e qeverisjes pasi kjo gjendje është rezultat i një qevrisje të kriminalizuar.
Solla në vëmendje edhe sulmin ndaj gazetares Klodiana Lala, që është pika kulmore e asaj politike konstatnte që ka ndjekur kryeministri Rama në denigrimin, poshtërimin, luftën e ashpër që ka ushtruar gjithmonë ndaj përfaqësuesve të medias, shtypit, që nuk kanë qenë në unison me qëndrimet e tij politike. Është kjo përkëdhelie koke dhe mbajtje nën sqetull që i bën ai përfaqësuesve të botës së krimit që çon në ngjarje të tilla.
Solla në vëmendje rastet e freskëta të krimit në qeverisje dhe legjislativ. Solla në vëmendje kryetarin e grupit parlamentar të PS, Taulant Balla, që ka lidhje familjare me një person të dënuar me 21 vjet burg për krijim organizatash kriminale dhe trafik ndërkombëtar droge. Tërhoqa vëmendjen për Ergys Çyrbjen, deputet në mazhorancë që komunikon me përfaqësues të bandës së Shullazit, sikurse rast që përmenda më herët ka të bëjë me Aldo Baren.
Nevojën e zbatimit të ligjit të dekriminalizimit. Puna që u bë mandatin e parë po zhbëhet sepse ndeshet në rezistencën e Edi Ramës.
Ligji i Teatrit do shqyrtohet me 20 shtator
Në mbledhje PS ka kërkuar shtyrjen e diskutimit për ligjin e teatrit të ri ligj që është rikthyer nga presidenti për diskutim.
Ulsi Manja: Një ndër pr/ligjet e rëndësishme që përbën dhe sensibilitet është dhe dekreti i presidentit. Meqë është depozituar gjatë kohës që kuvendi ishte shpërndarë u kërkua nga komisioni për Veprimtarinë Prodhuese, që ky dekret të mos jetë në datën 13 shtator por atë të datës 20 pasi komisioni, përgjegjës ka nevojë për kohë për të hartuar relacionin përgjegjës. Këtë vendosi sot konferenca e kryetarëve."
Ndërsa Spaho kujtoi edhe njëherë paralajmërimin e Bashës.
Edmond Spaho: Urova që mazhoranca të ketë kurajon të sjellin ligjin në Kuvend, të miratojë dekretin dhe të rrëzojë ligjin. Nëse nuk e kanë këtë vullnet, të kenë parasysh që siç tha Basha, me veprimet e tyre do ta çojnë vendin në një situatë ku paqëndrueshmëria politike do të jetë tipari kryesor i raporteve mes mazhorancës dhe opozitës.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/debate-te-ashpra-ne-konferencen-e-kryetareve