Ora News - Tekstet falas, Rama porosit mësuesit: Asnjë nxënës pa libra me 17 shtator

2018-09-03 2

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Kur kanë mbetur dhe dy javë për fillimin e vitit të ri shkollor, kryeministri Edi Rama mblodhi në Kryeministri mësuesit për tu dhënë direktivat lidhur me shpërndarjen e librave falas për ciklin fillor nga klasa e parë në të katërtën.

Porosia e tij ishte e qartë: Asnjë nxënës nuk duhet të jetë pa libra ditën e parë të shkollës.

Rama: Është shumë e rëndësishme që gjithë komuniteti i arsimit që nga MAS, Drejtoritë Arsimore që edhe ato do të hyjnë në një fazë reformimi, tek drejtoritë e shkollave dhe tek mësuesit, të bëjmë detyrën për ti dhënë në kohë të gjithë librat falas për fëmijët. Ka qenë proces jo i lehtë deri dje sepse kompensoheshin dhe kjo krijonte burokracira. Sot nuk ka asnjë lloj pengese.E njëjta gjë vlen dhe për fëmijët në kategori të tjera. Pakot me libra duhet tu shkojnë fëmijëve dhe prindërve në dorë para fillimit të vitit të ri shkollor. Nuk është aspak e këndshme qoftë edhe një familje sikur të mbetet pa marrë libra.

Kryeministri pati një përgjigje edhe për shtrenjtimin e disa prej librave shkollorë, ndërsa shprehu angazhimin se deri në fund të mandatit librat do të jenë falas deri në klasën e 9.

Edi Rama: Marrja e librave të shkollës deri dje ishte një stres i vërtetë nga pikëpamja financiare por edhe nga pikëpamja e atyre që merrnin, mall skarco. Mall nga gabi i injorancës dhe korrupsionit. 1300 e kusur tekste nga të cilat 600 janë refuzuar nga mësuesit. Sot mbyllim ciklin e nisur nga Ministrja për zëvendësimin e librave skarco me libra të Kembrixhit, Oksfordit, libra me cilësi të padiskutueshme. Janë këto libra që sot jepen falas nga klasa e parë deri në të katërtën. Disa thonë janë shtrenjtuar, po disa libra janë pak më të shtrenjtë se ishin sepse janë produkte shumë më cilësore. Nëse bëjmë krahasimin me vendet e tjera nuk ka asgjë anormale. Por ajo që duam të bëjmë është se deri në fund të mandatit ti bëjmë falas komplet deri në klasën e 9. Besoj se do t'ia arrijmë.

Dhe në fund bashkë me urimin për një vit të mbarë dhe suksesshëm, shefi i qeverisë lëshoi edhe një premtim për mësuesit.

Rama: Nuk e kemi harruar që edhe pse janë rritur, rrogat tuaja kanë nevojë për më shumë rritje. Mos e kini këtë dyshim por çdo hap sipas mundësive të reja që krijohen dhe besoj se do të kemi mundësi të reja edhe në këtë aspekt së shpejti.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/tekstet-falas-rama-porosit-mesuesit-asnje-nxenes-pa-libra-me-17-shtator