Ora News - Makarona me insekte dhe produkte të skanduara, AKU sekuestron 33 ton ushqime

2018-09-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Një sasi prej 33 ton produktesh të skaduara janë bllokuar nga AKU-ja në një subjekt që sipas këtij institucioni, do t'i hidhte në treg.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti ?IN FOOD? shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.

Konkretisht, në magazinën e parë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta. Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjetën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore

çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg
cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg
makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg
lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg
konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg
Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.

Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg
Biskota Hop Te Embla 1200gr x298copë/sasi 357 kg
Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg
Veç të tjerash-sipas AKU-së subjekti ?IN FOOD? shpk nuk ka përmbushur detyrimin ligjor sipas nenit 24/1 të ligjit të ushqimit, ku duhej të njoftonte menjëherë AKU-në që këto produkte kishin kaluar afatin e përdorimit. Për sa më sipër ndaj subjektit është marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/makarona-me-insekte-dhe-produkte-te-skanduara-aku-sekuestron-33-ton-ushqime

Free Traffic Exchange