Report Tv-Librat falas për fëmijët, Rama i shperndan nga Vlora

2018-09-02 0

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një takim me prindër e mësues ditën e sotme në Vlorë, ku ka folur për librat falas, nga ku ka nisur edhe shpërndarjen për fëmijët e fillores. Gjatë këtij takimi Rama tha se tashmë prindërit e fëmijëve të fillores vitin e ardhshëm nuk do shpenzojnë për të blerë tekste. Por nga ana tjetër, kryeministri iu bëri thirrje prindërve se librat do merren falas dhe do kthehen përsëri pa i dëmtuar ato.