Ora News - Infrastruktura problem, emigrantët dhe turistët vlerësojnë ndryshimet në Shqipëri

2018-09-02 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
2600 persona me 600 automjete parashikohet të dalin gjatë ditës nga Porti i Durrësit me traget e linjave Durrës-Bari dhe Durrës-Ankona, sipas agjensive të udhëtimit, të cilat bëjnë me dije se nga e hëna, prenotimet janë shumë herë më të ulta!

Në largim emigrantët shprehen të kënaqur me pushimet në vendlindje dhe vlerësojnë ndryshime sipas tyre pozitive në shumë drejtime! Por sipas tyre infrastruktura rrugore mbetet ende problem.

Infrastruktura është problemi që evidenton edhe një shtetas italian, i cili teksa flet me superlativa për bukuritë natyrore, e konsideron Shqipërinë një Zvicër në Ballkan.

Çmimet e larta të biletave ka qenë ndërkohë një nga shqetësimet e emigrantëve, të cilët janë përballur me abuzime të shumta për shkak se gjatë muajit gusht cmimet e biletave kapën shifra të papërballueshme.

Ndërkohë fluks në dalje në fundjavën e parë të Shtatorit është regjistruar në të gjitha pikat kufitare, por nuk raportohet për radhë e pritje të gjatë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/infrastruktura-problem-emigrantet-dhe-turistet-vleresojne-ndryshimet-ne-shqiperi

Free Traffic Exchange