Festivali ndërkombëtar i balonave - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Parku i liqenit artificial është nje nga hapësirat me te preferuara te kryeqytetasve. Gjate festivalit ndërkombëtar te balonave, kryetari Erion Veliaj tha se parku u është kthyer tërësisht qytetareve.

 

?Po gjallërojmë një pjesë të liqenit, të cilën shumë njerëz as nuk e dinin që ekzistonte. Ajo ishte zaptuar, kishte ndërtime pa leje, ku një palë thoshte ?tokë e zënë?, kurse pala tjetër: ?Këtu do të bëj pallatin tim?. Teksa po vija këtu, e po shihja të gjithë ata që po punojnë për pistën e re të vrapit, për pistën e biçikletave, fakti që makinat kanë dalë jashtë liqenit dhe u është bërë një rrugë alternative, fakti që shumë prej pemëve kanë mbirë dhe po rikthehet një lloj pylli në atë që më parë ishte një tokë e djerrë, është një lajm i mrekullueshëm për Tiranën. Por, e gjitha kjo s?ka asnjë dobi nëse nuk e shfrytëzojmë dhe nëse nuk japim jetë?



Sa i perket rikthimit te festes se balonave, Erion Veliaj premtoi se do te jete tradite per qytetin e Tiranës.



 ?Kemi rikthyer festën e balonave në Tiranë, që do të zhvillohet çdo vit te Liqeni. Do të jetë një traditë, siç ishte për ne kur ishim fëmijë, ashtu edhe për fëmijët sot. Është një fillim fantastik për një traditë, që besoj se do të shënojë kujtesën e atyre që do të kalojnë fëmijërinë në Tiranë?



Erion Veliaj siguroi se ne kodrat e liqenit do te ketë hapësira te reja per qytetaret, veçanërisht per argëtimin e fëmijëve.

Free Traffic Exchange