http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
E hena rikthen jeten politike aktive ne vend. Pas nje muaj pushimesh, deputetet rikthehen ne Parlament, ne nje sesion parlamentar i cili, me se paku premton te jete interesant për zhvillimet politike ne vend.
Sesioni i 3 i legjislaturës se 9 parlamentare pritet te kete kryefjale te tij, ne javët e para, dekretin e Presidentit Ilir Meta per çështjen e Teatrit Kombëtar.
Mazhoranca ka shprehur vendosmërinë per te rrezuar dekretin e kreut te shtetit dhe per t?i hapur rrugën ndërtimit te Teatrit te ri, por nga ana tjetër opozita ka kërcënuar me protesta.
Nje tjetër çështje e cila pritet te prodhoje përplasje mes mazhorances dhe opozitës është dhe projektligji i mbartur nga sesioni i kaluar lidhur me Shkollën e Magjistraturës, per te cilën nevojiten 84 vota, te cilat mazhoranca socialiste nuk i ka.
Por përtej ligjeve te parashikuara ne kalendarin 3 javor te punimeve te parlamentit, ky sesion nuk pritet te jete i ndryshëm nga ai kaluari, pasi opozita serish besohet se do te ketë marrëdhënie te kushtëzuar me Parlamentin.
Ndërsa ethet e fushatës elektorale per zgjedhjet vendore, me akuza dhe kundër akuza do ta shndërrojnë Parlamentin e Shqipërisë me shume se sa ne nje skene debati dhe diskutimi, ne nje arene përplasjesh politike.