Jo referendum i dytë për Brexit - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-02 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Kryeministrja britanike Theresa May ka deklaruar se nuk do të bëjë kompromise me Bashkimin Europian për Brexit, qe mund të cenojnë interesin kombëtar.



Ajo paralajmëroi se nuk do të dorëzohet ndaj atyre që bëjnë thirrje për një referendum të dytë mbi marrëveshjen e tërheqjes nga BE, duke e konsideruar këtë si tradhti e madhe e demokracisë.



May ka insistuar se nuk do të detyrohet të hedhë poshtë planin e Brexit gjatë negociatave me BE. Sipas saj muajt e ardhshëm janë kritikë për të ardhmen e vendit.



Nga ana tjetër ?Votimi i Popullit?, një grup ndërpartiak që përfshin disa deputetë, po bën thirrje për një votim publik  nëpërmjet referendumit për marrëveshjen përfundimtare të Brexit.



?Vota e Popullit? kërkon që deputetët dhe aktivistët të paraqesin një mocion këtë muaj, me qëllim qe të  mbështesë një referendum të ri mbi marrëveshjen.



Por shefja e ekzekutivit May këmbëngul se qeveria e saj nuk do të japë miratimin për një tjetër votim.



Në verën e vitit 2016, miliona njerëz votuan për daljen e Britanisë së Madhe nga BE.