AKU bllokon 33 ton produkte ushqimore të skaduara në Tiranë - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-02 3

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
AKU bllokon 33 ton produkte të skaduara ushqimore në dy magazine në pronësi të IN FOOD në Tiranë.



Sipas AKU në dy magazinat në Shkozë dhe Rinas ku ruheshin produktet me qëllim shpërndarjen në treg, janë gjetur respektivisht 24 ton dhe 8.8 ton produkte të skaduara.



Konkretisht, në magazinën e parë me adresë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta. Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore



çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg

cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg

makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg

lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg

konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg



Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.

Peshk Ton e Markës Perios 1200gr x6858 copë/sasi 8,229 kg

Biskota Hop Te Embla 1200gr x298copë/sasi 357 kg

Biskota Hop Te Kripura 1200gr x213 copë/sasi 255kg



Për shkak të shkeljeve që janë konstatuar për këtë subjekt, AKU ka marrë masë administrative gjobë 1.000.000 lekë, bllokim të produkteve me destinacion asgjësim si dhe mbyllje të menjëhershme të aktivitetit.



Ndërkohë AKU do të vijojë verifikimet e mëtejshme duke kërkuar bashkëpunim edhe me instancat e drejtësisë për një kontroll më të detajuar ndaj këtij rasti.

Free Traffic Exchange