Çokokrem, makarona e peshk ton me insekte/ AKU bllokon 33 ton produkte ushqimore të skaduara

2018-09-02 1

Vazhdojnë kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ditën e sotme, mësohet se AKU ka bllokuar 33 ton produkte ushqimore të skaduara. Mallrat e skaduara kanë qenë të subjektit ?In Food? që kishte 2 magazina, një në Shkozë dhe 1 në Rinas. Në njoftimin e AKU-së, thuhet se subjektit iu gjetën brenda produkteve ushqimore, prani insektesh, dhe mungesë të kushteve higjieno-sanitare. AKU i ka vendosur subjektit në fjalë edhe një gjobë prej, 1 milionë lekë të reja.Vazhdojnë kontrollet e Autoritetit Kombëtar të Ushqimit. Ditën e sotme, mësohet se AKU ka bllokuar 33 ton produkte ushqimore të skaduara. Mallrat e skaduara kanë qenë të subjektit ?In Food? që kishte 2 magazina, një në Shkozë dhe 1 në Rinas. Në njoftimin e AKU-së, thuhet se subjektit iu gjetën brenda produkteve ushqimore, prani insektesh, dhe mungesë të kushteve higjieno-sanitare. AKU i ka vendosur subjektit në fjalë edhe një gjobë prej, 1 milionë lekë të reja.AKU BLLOKON 33 TON PRODUKTE TË SKADUARA

Në kuadër të kontrolleve për produkte të skaduara, AKU ka evidentuar një subjekt i cili do të shpërndante në treg 33 ton produkte me afat të kaluar.Gjatë kontrollit të ushtruar nga trupa inspektuese e AKU-së, rezultoi se subjekti ?IN FOOD? shpk kishte 2 ambiente(magazina) në Shkozë dhe Rinas ku ruante produktet me qëllim shpërndarjen në treg.
Konkretisht, në magazinën e parë me adresë në Shkozë u konstatuan kushte higjeno-sanitare të papërshtatshëm si dhe 24 ton produkte me afat përdorimi të kaluar të cilat ruheshin në të njëjtin ambient me produktet e rregullta.Për më tepër në produktet (makarona) të cilat ishin brenda afatit të përdorimit u gjendën prani të insekteve gjë që sjell rrezikshmëri të sigurisë ushqimore

1. çokokrem 400 gr X 11313 copë/ sasi 4525 kg
2. cokokrem 800 gr X 9839 copë/sasi 7871 kg
3. makarona 500 gr X 10203 copë/sasi 5101 kg
4. lëng frutash 0.2 l X 25289 copë/sasi 5077 kg
5. konfleks 250 gr X 5700 copë/sasi 1435 kg
Ndërsa në magazinën që posedonin në Rinas, u konstatuan 8.8 ton produkte të skaduara.