Një fëmijë i porsalindur është gjetur i pajetë në Tiranë në rrugën"Azem Galica". Fëmija mësohet se ka qenë i porsalindur, ndërkohë që në momentin kur është gjetur ka qenë brenda një çantë të zezë.
Njoftimi i plotë:
Tiranë
Informacion Paraprak
Më datë 02.09.2018, rreth orës 07:30, në rrugën ?Azem Galica?, në një çantë të zezë, është konstatuar e braktisur dhe pa shënja jete, një foshnje e porsalindur.
Po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduriale.