16 kilometrat e rrugës që lidhin Pogradecin me Linin kanë përfunduar pas shumë vitesh zvarritje. Segmenti është i pajisur me të gjithë elementët e sigurisë rrugore, si dhe me një shëtitore, e cila nis në Pogradec dhe përfundon në fshatin Lin.
?Rrugë e kategorisë C1 me të gjitha elementët e sigurisë rrugore, elementët dekorativë, ndriçim dhe një trotuar që është një projekt goxha i veçantë për shkak të liqenit si një pasuri që ne e kemi. Trotuari fillon në Lin dhe përfundon në Pogradec?, thotë Afrim Qendro, Drejtor i Përgjithshëm i ARRSH-së
Një vit më parë, qeveria arriti të siguronte fondet për të përfunduar këtë aks, ndërsa tashmë po punohet vetëm për tunelin panoramik në hyrje të qytetit.
"Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra mbi 16 kilometra ka qenë totalisht tjetër. Një rrugë e ngushtë, e shkatërruar dhe një liqen tërësisht i zënë nga ndërtimet pa leje. Sot që flasim kemi një breg të liqenit tërësisht të transformuar, një nga veprat më të bukura?, shprehet Ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Damian Gjiknuri.
85% e strukturave ndërtuese ndërmjet tunelit kanë përfunduar, si dhe janë shtruar në të dy kahet rrugët hyrëse në të.