Panucci rikthen veteranet

2018-09-01 2

Christian Panucci kërkon që kombëtarja ta nisë kompeticioni i Ligës së Kombeve si një skuadër e re, ndonëse ka thirrur për ndeshjet e radhës edhe veteranët Agolli e Basha. Italiani kërkon të lërë pas dy miqësoret me Kosovën dhe Ukrainën që për të ishin dërmuese.

Christian Panuçi, trajner i Kombëtares: Nuk dua të mendoj për ndeshjet e fundit se do shpërthej. Kishim shumë mungesa, por tani jam i qetë se kemi rikuperuar disa lojtarë të rëndësishëm.

Në konferencën për shtyp para ndeshjes me Izraelin ,Panuçi, pranoi se tani do të nisë sfida e vërtetë për ekipin që drejton.

Christian Panuçi, trajner i Kombëtares: ?Presionin e kemi për kualifikimin në Europian. Jam i qetë sepse kemi rikuperuar disa futbollistë. Gati 6 prej tyre të cilët kanë qenë vendimtare në ndeshjet me Italinë, Spanjën dhe Turqinë. U përpoqa të thërrisja grupin me ekspert të mundshëm. Duhet të bëjmë më të mirën ashtu si me Turqinë. Nëse tregojmë dëshirë do të jemi konkurrues".

Në listën e 25 lojtarëve të grumbulluar për herë të parë me fanellën kuqezi janë 3 mbrojtës Enea Mihaj nga Panetolikos i kampionatit Grek, Besir Demiri i Mariupol të Ukrainës dhe Egzon Binaku nga Malmo, por për ti dhënë gfrupit më shumë eksperiencë janë rikthyer edhe Jahmir Hyka, Migjen Basha, Ledian Memushaj dhe Eros Grezda.

Free Traffic Exchange