http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pothuaj ne çdo dalje publike për sektorin e turizmit, kryeministri Edi Rama ka zgjedhur te mos e anashkaloje debatin për ndërtimin e Bypass-it te Fierit. Edhe nga Vlora, shefi i ekzekutivit ka përsëritur se pavarësisht vonesave, ne sezonin e ardhshëm turistik ky Bypass do te jete i kalueshëm.
Edi Rama: ?Bypassi i Fierit na është bere si Bypass-i i fytit sinqerisht, perditë ne fyt nga sikleti sepse realisht është një legjende katastrofike korrupsioni. Shpresojmë shume qe brenda disa javëve sezoni i ardhshëm ta gjeje te hapur rrugën për te qene e kalueshme edhe pse jo plotësisht e mbaruar?.
Rama ka theksuar se këtë vit territori i Shqiperise ishte me i pastër, një element qe ndikon tek sektori i turizmit.
Edi Rama: ?Kur them sezoni me i pastër nuk them me i pastër vetëm krahasuar me veten tone, nga shume pis ne pis?.
Pjese e takimit ne Vlorë ishin edhe vëzhguesit e plazheve me te cilët Rama ka shkëmbyer edhe batuta.
Sipas kryeministrit parashikimet janë qe deri ne funt te këtij viti numri i turisteve qe do te vizitojnë Shqipërinë te shkoje ne 6 milion.