Trajneri Panucci publikon listën, tre emra te rinj në kombëtare - News, Lajme - Vizion Plus

2018-09-01 2

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit Christian Panucci ka zbardhur listën e lojtarëve që ka grumbulluar për dy ndeshjet e para të ligës së kombeve ndaj Izraelit dhe Skocisë. Tre emra të rinj janë Besir Demiri, Egzon Binaku dhe Enea Mihaj.


Agolli, Hyka, Basha e Mavraj do të jenë të ftuarit e gardës së vjetër.



Tekniku italian u shpreh se pavarësisht debatit për moshën, Agolli është ftuar në kombëtare pasi ai mund të shërbejë akoma me eksperiencën e tij.



Unë gjithmonë kam thënë për Agollin, që duhet t?i gjejmë një zëvendësues për shkak të moshës së tij. Për shkak të përvojës, e kam grumbulluar, do shohim nëse do luajë apo jo. Pavarësisht moshës për momentin Agolli na shërben. Mavraj po ndjek një terapi serioze, është një lojtar që ka përvojën por mund të përballojë vetëm një ndeshje, jo dy. Punoj çdo ditë me lojtarët, jam në kontakt, komunikoj me ata dhe i njoh problemet e tyre, jam në dijeni. Jemi një skuadër e mirë nëse do të jemi gjithmonë në plotë. Shqipëria nuk është Brazili, disa lojtarë nuk luajnë se janë të dëmtuar.



Duke u ndalur te ndeshja e parë me Izraelin në datë 7 shtator, trajneri i kuqezinjve u shpreh se ky është momenti i së vërtetës për Shqipërinë.



Tani nisin ndeshjet zyrtare që duhen, janë shumë të rëndësishme për ne. Nëse jemi një skuadër e plotë, mund të bëjmë shumë gjëra të mira. Duhet të nisim sa më mirë përballë Izraelit, grupi është i ekuilibruar. Skocia është skuadër e mirë, ka kondicion fizik të mirë, por duhet të kemi zjarrin brenda. Nuk ndihemi në presion. Tani nis historia e vërtetë e kombëtares shqiptare.



Shqipëria merr pjesë në Ligën C të këtij kompeticioni, ku do të ketë përballë Skocinë dhe Izraelin. Kuqezinjtë do të debutojnë më 7 Shtator në ?Elbasan Arena?, përballë Izraelit, ndërsa 3 ditë më vonë do të udhëtojnë në Skoci.