http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Pas shumë vitesh zvarritje te punimeve rruga Lin-Pogradec me ne fund është rikonstruktuar. Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri, tha se rikonstruktimi i këtij aksi me gjatësi 16.5 kilometra, është shoqëruar edhe me pastrimin e vijës së liqenit nga ndërtimet pa leje.
Damian Gjiknuri: ?Po të kthejmë kokën përpara pak vitesh, kjo pamje e liqenit, pra mbi 16 kilometra ka qenë totalisht tjetër. Një rrugë e ngushtë, e shkatërruar dhe një liqen tërësisht i zënë nga ndërtimet pa leje. Sot që flasim kemi një breg të liqenit tërësisht të transformuar, një nga veprat më të bukura. Kushdo që do të vijë në Pogradec, një qytet që ka shumë atraksione turistike do të shohë një nga rrugët më të bukura të realizuara në vendin tone?.
Ministri i infrastrukturës Damian Gjiknuri dhe kreu i autoritetit rrugor Afrim Qendro inspektuan edhe punimet për tunelin panoramik në hyrje të qytetit te Pogradecit.