http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rusia akuzoi Ukrainën për vrasjen e udhëheqësit separatist, Aleksandër Zakharcenko, por Kievi reagoi duke thënë se nuk kishte të bënte me shpërthimin. Moska dënoi vrasjen e 42-vjeçarit. Sipas Rusisë vdekja e tij mund të ketë një ndikim veçanërisht negativ në zbatimin e Marrëveshjeve të Minskut, tha Konstantin Kosachev, kreu i Komitetit të Çështjeve Ndërkombëtare të Senatit rus.
Presidenti rus Vladimir Putin shprehu ngushëllimet për të afërmit nëpërmjet një deklaratë. Putin e quajti Zakharchenko një udhëheqës të vërtetë të njerëzve dhe një njeri trim. Ai gjithashtu tha se ky incident tregon se ata që zgjodhën rrugën e terrorit, dhunës dhe kërcënimeve, nuk duan një zgjidhje të qetë dhe të angazhohen në një dialog.
Ndërkohë zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme ruse , Maria Zakharova u shpreh se ekziston çdo arsye për të besuar se vrasja e Zakharchenko ishte orkestruar nga Kievi, i cili ka përdorur vazhdimisht metoda të tilla
Zakharchenko, i cili udhëhoqi Republikën Popullore të vetëshpallur të Donetskut që nga viti 2014, ?mori plagë të shumta dhe ndërroi jetë pas shpërthimit në qendër të Donetskut. Kreu i separatistëve i mbështetur nga Rusia në rajonin e Donetskut në Ukrainën lindore u vra të premten pas shpërthimit në një kafene në qytetin Donetsk.