CERRIK-Administratori i një pike këmbimi valutor ka denoncuar mëngjesin e sotëm në Policinë e Elbasanit së është grabitur. Administratori A.Ngjela pretendon se një person me armë i ka grabitur 1.4 mln lekë në makinën e tij.
Në dëshminë e tij para grupit hetimor ai është shprehur se sapo kishte dal? nga banesa e tij në Cërrik dhe kishte vendosur paratë në pjesën e përparme të makinës së punës dhe në një moment që doli nga makina një person i armatosur i ka rrëmbyer paratë.
Administratori i pikës së këmbimit valutor A.Ngjela ka deklaruar se kishte 1.4 mln lekë në makinë dhe po shkonte ne biznesin e tij në Elbasan në momentin që u grabit. Report tv siguron pamjet e makinës së administratorit para banesës në lagjen nr. 1 në Cërrik që denoncoi grabitjen. Policia e Elbasanit në njoftimin për mediat sqaron se pas denoncimit të administratorit ka nisur hetimet për të zbardhur ngjarjen.
Në lagjen nr.1, Cërrik , rreth orës 06.40 minuta, shtetasi A. Ngjela 51 vjeç, deklaron se në momentin që ka futur lekët në makinë, në afërsi të mjetit një person i pa maskuar dhe me një armë dyshohet pistoletë i ka kërkuar lekët, ku dhe i ka marrë. Menjëherë në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor ku po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.
Njoftimi i policisë së Elbasanit
E ndërsa policia ka nisur hetimet për ngjarjen, vetëm ditën e sotme janë raportuar edhe dy grabitje të tjera në Lezhë dhe në Vlorë.