Abuzoi për 16 vite me të bijën, arrest me burg babait: Fillimisht ndodhi më dëshirën e vajzës

2018-09-01 5

TIRANË-Gjykata e kryeqytetit ka dhënë paraditen e sotme masën e sigurisë arrest me burg pa afat për babanë që abuzoi për 16 vite seksualisht me të bijën, e cila abortoi edhe fëmijën kur ishte 19-vjeçe (sot 25).

61-vjeçari me inicialet Q.N u arrestua tre ditë më parë pas denoncimit nga vajza për abuzimin seksual prej 16 vitesh. Masa e sigurisë dhënë nga gjyqtari Altin Abdiu me kërkesë të prokurores Elsa Miha.

Në seance ai ka pranuar abuzimin seksual. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta ka zbardhur pjesë nga dëshmia e 61-vjeçarit para gjyqtares. Kokulur, ai është shprehur se fillimisht gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës me pas ishte ai që këmbëngulte.

Fillimisht gjithçka ka ndodhur me dëshirën e vajzës me pas isha unë ai që këmbëngulja

Dëshmia e 61-vjeçarit para gjykatës
Si ka nisur historia e abuzimit?
Burime për ?Shqiptarja.com? bëjnë me dije se 61-vjeçari është divorcuar nga bashkëshortja e tij në vitin 2002, dhe 3 fëmijët e çiftit, dy vajza dhe 1 djalë qëndruan me babain e tyre, asokohe 45 vjeç. Ata jetuan në Tiranë, dhe sipas denoncimit të vajzës, babai ka nisur abuzimin me vajzën e madhe, që në moshën 9-vjeçare. Ata jetonin në një dhomë, të cilën e kishin kthyer në banesë dhe sipas kallëzimit të vajzës, sot, 25 vjeçe, babai ka kryer me të marrëdhënie seksuale me dhunë.

Vajza, kohët e fundit, ka treguar gjithçka tek murgeshat, njëra prej tyre, ka nxitur vajzën të bëjë edhe denoncimin në polici. Babai është arrestuar menjëherë nga policia e Tiranës, dhe ka pranuar abuzimin me të. Vajza gjithashtu ka treguar se në moshën 19-vjeçare, i ati e ka lënë shtatzënë dhe më pas e ka abortuar. Pas martesës së vajzës së vogël, 25-vjeçarja e abuzuar nga babai, jetonte bashkë me të.

Ajo ishte larguar nga shtëpia dhe i ati e kishte denoncuar si të zhdukur. "Shqiptarja.com" ka mësuar se babai ka shpërthyer në lot në polici dhe i ka kërkuar falje vajzës. 61-vjeçari akuzohet per marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me personat në gjini ose nën kujdestari, marrëdhënie seksuale me të mitur dhe dhuna në familje.

Free Traffic Exchange