Report Tv-Shtatori i nxehtë, Kryemadhi: Sesioni i ri do të fillojë me ligjin e Teatrit

2018-08-31 0

Ashtu si Lulzim Basha dhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi deklaroi sot se shtatori do të jetë i nxehtë, ndërsa lufta politike do të fillojë me ligjin për Teatrin që e ktheu Presidenti.

Do të jetë një sesion shumë i vështirë, i cili fillon me grabitjen e pronës së shqiptarëve, Teatrin Kombëtar. Nuk është thjesht grabitja e një godine me qerpiç sipas kryeministrit, por është grabitje e vlerave, identitetit, kulturës dhe historisë jo vetëm të popullit shqiptar por dhe të rinisë se mbi të gjitha në atë teatër kanë kaluar breza të tërë, aktorë të rinj të cilët janë bërë aktorët më të mirë dhe më të dëgjuar në Shqipëri. Kanë krijuar historinë e kulturës shqiptare. Por këtu nuk qëndron problemi te kultura, por te makutëria në kokën e një kryeministri, i cili nuk kënaqet më thjesht duke uzurpuar, por tashmë kërkon edhe të vjedhë dhe të grabisë pronën e shqiptarëve dhe më pas nga një pronë publike fillon të grabisë dhe prona private gjë që e shikojmë.

Monika Kryemadhi
Shumica ka planifikuar që në datë 13 shtator të rivotohet ligji për shembjen e Teatrit Kombëtar, por zyrtarisht data do të vendoset në seancën e ditës së hënë kur do të miratohet kalendari i punimeve. Mes kundërshtimit të fortë nga opozita, ligji u miratua nga shumica në fillim të korrikut, por Presidenti e ktheu për rishqyrtim, ndërsa shumica ka paralajmëruar se do ta rivotojë menjëherë pa asnjë ndryshim. Kujtojmë që kryebashkiaku Erion Veliaj arriti marrëveshjen me artistët, ndërsa Teatri i ri parashikohet që të ndërtohet mbi rrënojat e të vjetrit me Partneritet Publik Priva

Free Traffic Exchange