Ora News - Basha përgenjështron lajmet e verës: Nuk do të ketë më pakt politik Rama-Basha

2018-08-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Nga 1 shtatori Partia Demokratike nis punën për tu bërë gati për betejën elektorale të qershorit 2019. Lideri i opozitës, Lulzim Basha, ka theksuar se paralelisht me zgjedhjet në parti do të nisë procesi i përzgjedhjes së kandidatëve për garën për bashkitë. Basha i dha përgjigje lajmeve të verës, duke mohuar në mënyrë të prerë mundësinë e bashkëpunimit dhe bashkëqeverisjes me socialistët.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një bashkëbisedim me gazetarët, përgënjeshtroi lajmet e verës, për mundësinë e një bashkëqeverisje me socialistët.

Basha: Nuk ka asnjë pakt me Partinë Socialiste. Dhe nuk do të ketë asnjë pakt me Partinë Socialiste për Reformën Zgjedhore, para se ne ti japim përgjigje dhe zgjidhje politike, katastrofës në të cilën ndodhet vendi dhe para se ne të arrijmë në akord opozitar, me të gjitha forcat politike të opozitës.

Gjithçka tjetër është mashtrim, i cili bëhet me qëllim për të intensifikuar thashethemnajet e verës se do të ketë një tjetër pakt Rama-Basha. Nuk do të ketë një pakt tjetër Rama-Basha. Nuk do të ketë bashkëqeverisje PD-PS. Synimi i Partisë Demokratike dhe i imi është ti japim fund një orë e më parë, një qeverie të lidhur me krimin. Sepse pa i dhënë zgjidhje politike këtij problem.

Kryetari i demokratëve, njoftoi se në shtator do të nisë procesi i zgjedhjeve në parti, i shtyrë disa muaj më parë.

Paralelisht me këtë, tha ai, do të evidentohen edhe kandidatët për zgjedhjet vendore.

Basha, la të kuptohet se opozita nuk ka qëllim të bojkotojë zgjedhjet edhe pse akuzon se socialistët të lidhur me krimin kërkojnë të blejnë votat e qytetarëve.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/basha-pergenjeshtron-lajmet-e-veres-nuk-do-te-kete-me-pakt-politik-rama-basha

Free Traffic Exchange