Ora News - Euro nis rimëkëmbjen, Banka e Shqipërisë duhet të ndërpresë ndërhyrjen në treg

2018-08-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Monedha europiane ka rifilluar të rimëkëmbet kundrejt lekut shqiptar në ditët e fundit të gushtit.Të dhënat zyrtare të Bankës së Shqipërisë, tregojnë se vetëm 5 ditët e fudit euro ka fituar më shumë se një pikë dhe vijon të ketë tendencë në rritje.Ekspertët deklarojnë se euro do të vijojë të rritet pasi po largohen turistët dhe emigrantët por nuk do kaloj vlerën 130 lekë. Ndërsa sugjerojnë që edhe Banka e Shqipërisë të ndërpresë ndërhyrjen.

Përfundimi i sezonit turistik ka dhënë efektet e para në forcimin e monedhës europiane. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, një euro është shkëmbyer gjatë së premtes me 126.27 lekë, e cila është vlera më e lartë që prej fillimit të muajit qershor.

Trendi rritës pritet që të vijojë edhe në muajt në vijim, duke qenë se tashmë janë larguar emigrantët dhe po ashtu edhe turistët duke ulur sasinë e euros në qarkullim.

Ekspertët deklarojnë se monedha europiane do të vazhdojë të forcohet në muajt në vijim. Ardian Civici shprehet se pavarësisht vlerësimit përballë lekut shqiptar, monedha europiane nuk do të kalojë vlerën e 130 lekëve.

Civici: Ajo që duket duke parë dhe faktorët e fuqishëm që ndikojnë në kursin e këmbimit të monedhave mendoj se nuk do të ketë më një rritje të niveleve përtej 130 lekë për 1 euro, por të paktën në 2-3 muajt që vinë besoj se do të luhatet në nivelin 126-130, që mesa duke është dhe niveli real i kursit të këmbimit midis lekut dhe euros po të kemi parasysh edhe ofertën monetare në lekë dhe politikën tonë monetare nga krahu tjetër.
Duke marrë parasysh faktin që tashmë monedha europiane po forcohet përballë monedhës kombëtare lekut, Civici sugjeron që Banka e Shqipërisë të ndërpresë ndërhyrjen e blerjes së eurove në treg.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/euro-nis-rimekembjen-civici-banka-e-shqiperise-duhet-te-nderprese-nderhyrjen-ne-treg