Tirane- Policia e Shtetit vijon zbatimin e planit ?Tispol Gusht 2018? për të ndëshkuar të gjithë ata drejtues mjetesh që nuk ju japin përparësi këmbësorëve në vendkalimet e tyre, siç janë vijat e bardha.
Në vetëm 120 minuta gjatë monitorimit të saj policia ka gjobitur 65 drejtues mjetesh që nuk respektojnë kalimtarët në Bulevadin Dëshmorët e Kombit.
?Pamjet e regjistruara në Bulevard përgjatë dy orë monitorimi, rregjistruan 65 drejtues mjetesh të cilët u ndëshkuan për mosdhënie përparësie ndaj këmbësorëve në vendkalimet e tyre, 15 nga të cilët rezultuan edhe me mangësi të tjera në dokumentacionin e nevojshëm për qarkullim dhe praktikat për këto raste, ju përcollën Organit Administrativ Shtetëror, në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë për shqyrtim?
Policia e Shtetit
Mos respektimi i këmbësorëve në këtë zonë jo vetëm cënon sigurinë rrugore, por edhe jep një imazh tejet negativ për turistët e shumtë.