Transformohet “Tirana e vjetër” - News, Lajme - Vizion Plus

2018-08-31 0

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Përfundon nje tjetër investim ne njësinë numër 8 ne Tirane. Pas rehabilitimit te nje prej lagjeve me te vjetra te kryeqytetit, kryetari Erion Veliaj vlerësoi transformimin e bere ne ketë zone, por edhe investimet e kryera ne njësinë numër 8.

 

?Në të kaluarën, Njësia 8 ka prodhuar edhe kryetarë bashkie, edhe nënkryetare bashkie, por nuk do të thotë që të qenit çun apo gocë e lagjes përkthehet në punë. Përkthehet ndoshta në manipulim të votuesve, por jo në punë konkrete; besoj se e kemi provuar që punë konkrete mund të bëjë vetëm kjo administratë. Banorët e Njësisë 8 janë treguar qytetarë model, duke nisur nga zonat e saj të vjetra, me tironsit e vjetër, me ata që kanë qenë të parët që lenë një metër për të tërhequr avllinë e tyre që të kalojnë familjarët, prindërit, parapelgjikët, nënat me karrocë?, tha ai.

 

Veliaj tha se besimi i banoreve te njësisë numër 8, e njohur si zona e tiranasve te vjetër, ndaj administrues se bashkisë është kthyer ne rritje investimesh.



?Besoj se i jemi përgjigjur Njësisë 8, ashtu siç njësia na është përgjigjur ne. Njësia 8 na ka dhënë një besim të fortë në dy votime radhazi, kurse ne i jemi përgjigjur me dyfishimin e investimeve në këtë njësi. Kemi një paketë me 50 rrugë, 47 ha, pra një bllok të tërë; ?4 Dëshmorët?, ?Qemal Stafa?, Rr. e ?Dibrës??

 

Vetem ne nje vit ne njësinë numër 8 jane investuar 4.7 miliard leke për tjetërsimin e dy blloqeve te banimit.

Free Traffic Exchange