http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Rama mblodhi në një takim në kryeministri, drejtuesit e pushtetit vendor, përfshirë këtu kryetarët e bashkive dhe prefektet.
Rama pohoi para tyre se është me rëndësi që të rritet numri I turisteve pasi ky sezon I verës tregoi që puna e mirë në aspektin e promovimit të turizmit sjell edhe rritjeve të atyre që punësohen në këtë sektor. Ai shtoi se vetëm në Sarandë numri I të punësuarve në këtë sezon ka qënë 22% më I lartë sesa një vit më parë, ndërsa në Vlorë numri I punësimeve gjatë verës në turizëm ka qënë mbi 7%.
Kemi rritje të rëndësishme të numrit të turistëve dhe afro 500 milion euro të arketuar në ekonomi nga turizmi më shumë sesa vitin e kaluar. Shpresojmë që këtë shifër ta rrisim edhe më tej sezonin e ardhshëm. Kjo ka bërë që edhe impakti në ekonominë vendore të jetë më i rëndësishëm dhe sidomos gjatë qershorit dhe korrikut kemi parë që janë regjistruar një numër biznesesh të reja dhe ka pasur një përfshirë të konsiderueshme në punë të vajzave dhe djemëve, posacërisht studentë që dua ti përgëzoj dhe inkurajoj për vitin shkollor që fillon, pasi kanë kaluar një eksperiencë pune me vlerë.Një nga fushat kryesore ku duhet të fokusohemi në të ardhmen është agroturizmi, sektor që mund të punësoje shumë njerëz.