Mjekët e spitalit të Durresit janë vënë" /> Mjekët e spitalit të Durresit janë vënë"/>

Ora News - "S'e preknin se ishte bërë pis" vëllai denoncon mjekët në Durrës: Lanë motrën të vdiste

2018-08-31 1

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjekët e spitalit të Durresit janë vënë sërish në shënjestren e denoncimit për neglizhence. Këtë radhë janë mjekët e urgjencës të cilët janë akuzuar nga një qytetar që pretendon se bluzat e bardha nuk kanë kryer misionin e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë në duart e tyre.

Albert Dedej thotë se motra e tij 56- vjecare kishte shkuar në urgjencë pasi kishte kaperdirë një sasi medikentesh dhe për tre orë me radhe nuk është vizituar nga mjekët. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rest pasi motra e tij ishte bërë pis teksa ishte rrëzuar në një kanal në zonën e Porto Romanos.

Krahas denoncimit publik, Dedej thotë se do bëj denoncim edhe në policinë e Durresit me qëllim që kjo e fundit të nisi hetimet për rastin në fjale. Sipas tij ngjarja ka ndodhur tre ditë më pare në Urgjencen e spitalit të Durresit.

Jashte kamerave, mjekët deklarojnë se rasti është trajtuar me përkushtim maksimal por për fatin e keq pacientja ka ndërruar jetë. Mjekësia ligjore po punon për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së 56-vjeçares, e cila sipas të afërmve është paraqitur e helmatisur nga medikamentet që kishte gëlltitur.

Spitali i Durrësit ka reaguar lidhur me vdekjen e 56 vjeçares për të cilën i vëllai akuzon mjekët për neglizhencë.

Reagon spitali

Në një reagim zyrtar autoriteti i spitalit të Durrësit informon se gruas i është ndihma e parë menjëherë nga mjekët dhe se do të jetë autopsia e cila do të zbulojë shkakun e vdekjes së 56-vjeçares.

"Duke shprehur ngushëllimet familjareve për vdekjen shtetases E. D, Drejtoria e Spitalit Rajonal Durrës sqaron se 56-vjeçarja ka ardhur në gjendje shumë të rëndë në spital dhe shumë shpejt ka kaluar ne gjendje kome, më datë 27.08. 2018, në orën 12.22, ku menjëherë ka marrë mjekimin nga stafi mjekësor dhe infermieror i urgjencës së spitalit. Pas referimit të familjarëve se gruaja vuante nga probleme të shëndetit mendor, mjekët kanë konstatuar se gruaja kishte marrë mbidozë medikamentesh dhe pavarësisht ndihmës së menjëherëshme së ekipit mjekësor, 56-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital.

Në spitalin e Durrësit është bërë autopsia dhe jemi në pritje të ekspetizës mjekoligjore për të konfirmuar shkakun e vdekjes së 56-vjeçares."
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-56-vjecarja-vdes-ne-spital-familja-akuzon-bluzat-e-bardha-neglizhence