Ora News - Durrës, 56-vjeçarja vdes në spital, familja akuzon bluzat e bardha për neglizhencë

2018-08-31 0

Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Mjekët e spitalit të Durresit janë vënë sërish në shënjestren e denoncimit për neglizhence. Këtë radhë janë mjekët e urgjencës të cilët janë akuzuar nga një qytetar që pretendon se bluzat e bardha nuk kanë kryer misionin e tyre dhe për pasojë motra e tij ka ndërruar jetë në duart e tyre.

Albert Dedej thotë se motra e tij 56- vjecare kishte shkuar në urgjencë pasi kishte kaperdirë një sasi medikentesh dhe për tre orë me radhe nuk është vizituar nga mjekët. Sipas tij, bluzat e bardha nuk u angazhuan aspak në këtë rest pasi motra e tij ishte bërë pis teksa ishte rrëzuar në një kanal në zonën e Porto Romanos.

Krahas denoncimit publik, Dedej thotë se do bëj denoncim edhe ne policinë e Durresit me qëllim që kjo e fundit të nisi hetimet për rastin në fjale. Sipas tij ngjarja ka ndodhur tre ditë më pare në Urgjencen e spitalit të Durresit.

Jashte kamerave, mjeket deklarojnë se rasti është trajtuar me përkushtim maksimal por për fatin e keq pacientja ka ndërruar jetë. Mjekësia ligjore po punon për të mësuar shkakun e vërtetë të vdekjes së 56-vjeçares, e cila sipas të afërmve është paraqitur e helmatisur nga medikamentet që kishte gëlltitur.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/durres-56-vjecarja-vdes-ne-spital-familja-akuzon-bluzat-e-bardha-neglizhence