Artisti multimedial Shpend Bengu përfaqëson Shqipërinë në Bienalen IMPACT 10 për grafikën artistike në Spanjë. IMPACT 10 është një ndër ngjarjet më të rëndësishme përsa i përket grafikës artistike. Qëllimi i këtij aktiviteti është promovimi i gjinisë së artit të grafikës në një vend siç është Spanja, që përfaqësohet ky artist me artistë, si Picasso-s apo Goya-n, artistët më të famshëm të botës, që janë marrë me grafikën artistike. Bengu rrëfen për kamerën e ?Report Tv?këtë eksperiencë në të cilën u prezantua me temën ?Fari dhe deti?.
Për mua ishte një fat i madh që të merrja pjesë në një nga këto aktivitete, që quhet Bienalja e Mini Printit në qytetin e Santanderit. Tematika ishte ?Fari edhe deti?. U ndjeva pak keq, se kishte një tematikë të caktuar, se tema ishte ?Fari edhe deti?, që fatkeqësisht ne në Shqipëri nuk është se e kemi. I vetmi far që ne kemi në qytetin e Tiranës është një far hendonistik, që është një far në Liqenin Artificial të Tiranës. Ky ishte i vetmi motiv, që më frymëzoi mua që të krijoj një miniprint për këtë aktivitet me të cilin unë u përfaqësova jo vetëm si artist, por edhe vendin tim Shqipërinë.
Shpend Bengu, artist multimedial, piktor, grafist
Po çfarë mendon artisti Bengu për zhvillimin e grafikës artistike në Shqipëri?
Fatkeqësisht gjendja e grafikës tek ne mbetet ende e pavlerësuar. Ka pasur disa tentativa kohët e fundit, ku i vetmi aktivitet për grafikën, për këtë duhet falënderuar organizatori i këtij aktiviteti që quhet ?Shenja shqiptare? Arben Kolliçi. Në këtë aktivitet përfshihen edhe artistët e rinj ose studentët që e zhvillojnë këtë lloj teknike. Por në përgjithësi vlerësimi i këtij arti në Shqipëri mungon. Mos të harrojmë se grafika artistike, është ajo lloj gjinie arti, e cila ka impaktin e drejtpërdrejtë me publikun, siç janë reklamat. Përfshin të gjithë jetën komunitare edhe ka një impakt të jashtëzakonshëm.
Shpend Bengu, artist multimedial, piktor, grafist